Ngjarje tragjike në Ramanli të Kumanovës, 3 të vdekur e 6 të plagosur nga shpëthimi i një bombole gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ramanli të Kumanovës. Siç mëson gazeta LAJM, nga zjarri që ka rënë në një shtëpi, tre fëmijë kanë humbur jetën ndërsa edhe 6 familjarë tjerë janë të lënduar. Gazetari ynë, Amir Idrizi ndodhet në terren dhe ka biseduar më dëshmitarët okular, të cilët i kanë thënë se, zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. Rastin e kanë konfirmuar nga policia e Kumanovës. Ndërkohë, nga Spitali i Kumanovës kanë njoftuar se 6 personat me djegie të rënda, për shkak të seriozitetit të plagëve janë nisur drejtë Qendrës Klinike në Shkup.
Aktualisht një prokuror dhe një ekip i policisë po kryejnë inspektime në terren. /Amir Idrizi, Gazeta LAJM