Intervistë në Nju Jork me Shefqet Kabashin, ish ushtarin e UÇK-së që e trazoi në kembë mbarë Kosovën (Video)

Ish ushtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi moti kohë është i njohur për opinionin kosovar dhe mbarë shqiptar. Mirëpo edhe më i njohur u bë verën e kaluar, kur në një manifestim përkujtimor në fshatin Dubravë publikisht akuzoi se strukturat e korruptuara kanë haruar luftën dhe ushtarët e UÇK-së.

Me Shefqet Kabashin u takuam në Bronx të New Yorkut, ku ai jeton me familjen, ku zhvilluam edhe një intervistë ekskluzive për gazetën lajm dhe LajmTv.

Në këtë intervistë ai sqaron se si ndodhi ngjarja në Dubravë, si dhe pse shpërtheu revolta e tij, kurse flet edhe për kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka takuar në burgun serb të Nishit./Gazeta Lajm/