Ngjarja politike ka hapur veprimtarinë e saj

Qendra e Lajmeve e Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës filloi zyrtarisht të mërkurën shërbimet e pritjes, duke ofruar garanci shërbimesh për gazetarët kinezë e të huaj që do të njoftojnë mbi këtë kongres.

Zona kryesore funksionale e Qendrës së Lajmeve ndodhet në Qendrën Mediatike të Pekinit dhe Hotelin e Shekullit të Ri “Nikko” në Pekinit.
Qendra e Lajmeve do t’u ofrojë gazetarëve kinezë dhe të huaj shërbime të larmishme, të ngrohta e të mirëmenduara nëpërmjet intervistave në terren, videointervistave në internet dhe intervistave me shkrim.
Qendra e Lajmeve e Kongresit të 20-të kanë hapur uebsajtin e vet zyrtar në internet dhe llogari në platformat përkatëse, ku gazetarët kinezë e të huaj mund të informohen mbi përmbajtjen e shërbimeve dhe masat e kësaj qendre.
Po ashtu të mërkurën përfundoi në Pekin plenumi i shtatë i Komitetit Qendror të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) me publikimin e një komunikate.
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping mbajti një fjalim në plenumin katërditor.
Plenumi diskutoi dhe miratoi një raport që do të mbahet nga Komiteti Qendror i 19-të i PKK-së në Kongresin Kombëtar të 20-të, një raport pune të Komisionit Qendror të 19-të për Kontrollin e Disiplinës të PKK-së, që do të mbahet po në kongres, si edhe një amendament në Statutin e PKK-së.
Të tre dokumentet do t’i paraqiten kongresit të ardhshëm për shqyrtim.