Nga thyerja e rekordit të Pele në të papunë në moshën 31-vjeçare: Shkëlqimi dhe rënia e Alexandre Pato

Sapo mbushi 31 vjeç, Pato ka qenë një agjent i lirë që nga gushti kur Sao Paulo ra dakord të zgjidhte kontratën e tij. Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit që klubet kanë më shumë gjasa të marrin agjentë të lirë, askush nuk i ka bërë ftesë sulmuesit brazilian, shkruan lajmi.net.

Situata aktuale e Patos është shumë larg asaj se si filloi karriera e tij, kur gjithçka që preku u kthye në ar.

Si një 17-vjeçar me vetbesim, Pato shpejt theu rekordin e Pele për t’u bërë golashënuesi më i ri në një turne të organizuar nga FIFA ndërsa luante për Internacional.

Përkundër moshës së tij të re, ai nuk vonoi shumë për të ngritur hapin dhe për të ndihmuar klubin e tij të ngrinte Kupën Botërore të Klubeve në 2006.

Fillimi i tij i shpejtë vazhdoi edhe në nivelin ndërkombëtar ndërsa ai shënoi brenda sekondave nga debutimi i tij për Brazilin në 2008 – duke thyer një tjetër rekord të Pele për golin më të shpejtë në debutimin e plotë për Selecao.

Në atë kohë, Pato kishte siguruar një lëvizje prej 24 milionë eurosh në AC Milan ku ai shënoi në debutimin e tij në Serie A kundër Napolit. Deri në fund të sezonit 2008/09, 18 golat e sulmuesit në të gjitha garat e bënë atë golashënuesin më të mirë të klubit në moshën vetëm 19 vjeç.

Tashmë një yll në Itali, Pato më pas tërhoqi vëmendjen në të gjithë Evropën në tetor 2009 kur shënoi një gol në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid në një fitore të paharrueshme 3-2. Ashtu bëri edhe disa vite më vonë, kur i shënoi Barcelonan një solo-gol fantastik në ”Camp Nou”.

Por ashtu si ndjesia e re filloi të shkëlqejë më shumë, trupi i tij do ta tradhtonte atë me një seri dëmtimesh duke bërë që ai të humbte shkëlqimin në vitin 2012, tre vite pasi fitoi çmimin ‘Lojtari i ri më i mirë’.

Pato më pas u kthyer te Corinthinas ku shpenzoi disa vite të mira, para se të kalonte te Chelsea – një tjetër dështim i karrierës së tij.

Në sezonin 2016/17, ai kaloi te Villarreal ku shënoi vetëm gjashtë gola teksa një edicion më pas kaloi në Kinë te Tianjin Quanjian. Aventura të tjera të dështuara për njërin nga futbollistët më me prespektivë në botë.

Tash si 31-vjeçar, Pato është në kërkim të klubit të ri pasi aktualisht është i papunë.