Cavani nis epokën te Manchester United

Uruguajani u transferua te Manchester United në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Cavani po hyn në ritëm dhe sipas informacioneve, Solskjaer do të jetë në gjendje të llogarisë tek ai për ndeshjen kundër PSG në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

33-vjeçari erdhi si transferim i lirë, por paguhet së paku nëntë milionë euro në sezon.