Televizioni 7 nga sot ka filluar që të transmetohet edhe në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
T7 mund ta gjeni në platformën e Telekom-it në numër 172, e cila mbulon mbi 35% të territorit të Maqedonisë, si dhe në rrjetin kabllor “Signal Net” në numër 16, e cila mbulon pjesën dërmuese të Komunës së Kumanovës dhe Komunës së Likovës.
Emisionet, lajmet dhe gjithë programin e T7, përveç se në rrjetet sociale, tani shqiptarët e Maqedonisë do të keni mundësi ta ndjekin edhe përmes frekuencave televizive.
Së shpejti T7 do të fillojë të transmetohet në të gjithë platformat digjitale të Maqedonisë së Veriut.