Fjalët përfundumtare në gjykatë! Asani: El Cheka është i pafajshëm!

Sot në datë 12.12.2019 u thanë fjalët përfundimtare nga prokurorja dhe avokati mbrojtës Besnik Asani.
Mbrojtja deklaroi se i akuzuar Sheqerim Ahmedi (EL CHEKA) është i pafajshëm dhe se nuk ka prova të mjaftueshme për të shpallur fajtor!
Gjithashtu, avokati Besnik Asani , në fjalët përmbyllëse potencoi se me akuza të tilla rrezikohet e ardhmja çdo qytetari në R. e Maqedonisë Veriore, shkruan Gazeta Lajm. Akuzat e pabaza, mungesa e provave dhe gjykim jo efikas , do të bëntë që në të ardhmen, çdo qytetar të jëtë në shënjestër të personave ,,të fuqishëm,, dhe të bëhët viktimë e akuzave!
Në rastin konkret, bëhet fjalë për vepër e klasifikuar në kapitullin e veprave penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, vepër e cila si element kryesrorë duhet të përmbaj në vete palën e dëmtuar, që në këtë rast, prokuroria as në propozim akuzën dhe as në procedurë nuk ka paraqitur persona të dëmtuar, pra kjo e bënë veprën jo të plotë dhe jo penale.
Pra, edhe njëherë, për të inicuar një vepër të till, duhet të merren dhe sigurohen mjetet nga ku është bërë lansimi ose shpërndarja e ,,bombave,, gjë që nga ana e hetuesisë dhe prokurorisë as edhe që është tentuar një gjë e tillë!
Tani ka mbetur të shqiptohet vetëm aktvendimi në seancën e ardhshme, por gjykatësja nuk ka caktuar datën (do caktohet në menyre plotësuese).