Tre të vdekur dhe pesë të lënduar nga rrëzimi i helikopterit në afërsi të Kievit
Nga rrëzimi i helikopterit në qytetin Brovary në afërsi të Kievit kanë humbur jetën 16 persona dhe pesë tjerë janë lënduar.
Rrëzimi i fluturakes ka ndodhur jo larg një kopshti të fëmijëve, ku autoritetet menjëherë kanë reaguar duke e evakuuar zonën për shkaqe sigurie.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar te rrëzimi i helikopterit, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në anën tjetër janë publikuar video amatore ku shihen pasojat e rrëzimit të helikopterit në një zonë të banuar dhe zjarri që dilte nga fluturakja.
Ndërkaq kreu i Policisë Kombëtare, Igor Klimenko, ka bërë të ditur se nga rrëzimi i helikopterit në Brovary, ka humbur jetën ministri i Punëve të Brendshme, Denys Monastyrskiy si dhe Sekretari i Shtetit Denis Monastirski.




