Rajon-Botë Murgesha franceze njëherësh personi më i vjetër në botë vdiq në moshën...

Murgesha franceze njëherësh personi më i vjetër në botë vdiq në moshën 118-vjeçare

Personi më i vjetër në botë, murgesha franceze Motra Andre, ka vdekur në moshën 118-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi të martën shtëpia e saj e pensioneve.

Lucile Randon e lindur në vitin 1904, një dekadë përpara fillimit të Luftës së Parë Botërore, ajo mori emrin Motra Andre kur iu bashkua një urdhri bamirësie katolike në vitin 1944, një vit para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ajo i mbijetoi dy krizave globale shëndetësore, gripit spanjoll në vitin 1918 dhe në vitet e fundit, COVID-19.

Duke folur teksa festonte ditëlindjen e saj të 117-të në shkurt të vitit 2021, pas një shqetësimi shëndetësor, Motra Andre tha se vdekja nuk e shqetësonte.

“Jo, nuk u tremba sepse nuk kisha frikë të vdisja”, pati thënë ajo.

Ajo ishte personi më i vjetër i gjallë në botë sipas Listës Botërore të Renditjeve Superqindvjeçare të Grupit Kërkimor Gerontologjik.