Bytyqi, Filipçe, Spasovski dhe Carovska nënkryetarë të LSDM-së

Pas zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë qendrore të LSDM-së, janë zgjedhur edhe sekretari i përgjithshëm i partisë dhe nënkryetarët.

LSDM do të ketë numrin maksimal të nënkryetarëve sa lejohet në statutin e partisë, edhe atë 4.

Që të 4 të zgjedhurit, janë anëtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Për nënkryetar të partisë janë zgjedhur, Fatmir Bytyqi, Milla Carovska, Oliver Spasovski dhe Venko Filipçe”, njoftoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sekretar i përgjithshëm do të jetë, Ljupço Nikollovski./TV21.