Nga nesër fillon pagesa e pensioneve në RMV

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se nga nesër, 29.03.2022. (e martë) fillon pagesa me faza e pensioneve të muajit mars. Pensionet do të paguhen paraprakisht dhe me faza, me qëllim që të sigurohet mbrojtje më e madhe pensionistëve në kushte rreziku nga KOVID-19.

Më shumë se 330 mijë pensionistë do të marrin pension më të lartë për 1000 denarë me pagesën e pensionit të marsit përmes ndihmës direkte financiare të dakorduar e cila do të paguhet në muajt prill dhe maj.

Pagesa e pensioneve do të realizohet në katër grupe, sipas masës së pensionit:Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 29.03.2022 (e martë)

Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 30.03.2022 (e mërkurë);

Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.03.2022 (e enjte);

Për pensionet në vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.04.2022 (e premte).

/KlanMacedonia/