Sport Nga Derrick Jones JR te pikët vendimtare të Cameron Johnson, top aksionet...

Nga Derrick Jones JR te pikët vendimtare të Cameron Johnson, top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar nëntë sfidat e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Shumë ndeshje interesante janë parë në sallat elitare në Amerikë, teksa Philadelphia 76ers ka vazhduar me fitore.

Fitore ka marrë edhe kampioni në fuqi Milwaukee Bucks në udhëtim te Chicago Bulls.

NBA ka zgjedhur top 10 aksionet më të mira të mbrëmjes, ku në mesin e tyre ka bllokada, asistime e ngulitje fantastike.

Derrick Jons JR ka zënë vendin e dytë me një ngulitje të mrekullueshme mbi Giannis Antetokounmpo, derisa vendi i arë i ka takuar Cameron Johnson që me një tre pikësh nga largësia i dha fitoren Phoenix Suns 115:114 ndaj New York Knicks.