Nga “8 Shtatori” largohet infektologu i përgjithshëm, dorëhiqet edhe mjeku nga Klinika infektive

Një mjeke – infektologe ka dhënë dorëheqje nga Klinika për sëmundje infektive dhe planifikon të largohet për të punuar në spital privat dhe gjithashtu edhe mjekja e cila e ka udhëhequr në Repartin infektiv në Spitalin e qytetit “8 Shtatori” paralajmëroi se do të shkojë në spital privat, kumtoi në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Nuk e di nëse është e formalizuar e tërë kjo, unë bisedova me të, por aji është e vendosur për këtë . Atje ka dy infektologë të tjerë. Mendojmë dhe tani më mendojmë për mënyrën në të cilën do të përforcohet ai repart. Tani për tani, së bashku me internistët, duke e pasur parasysh këtë numër të pacientëve të cilët janë të hospitalizuar dhe plani ynë të mos rritet ai numër, këta mjekë janë të mjaftueshëm”, ka thënë Filipçe.

Për infermieret nga Klinika infektive tha se ato në takimin inicial, edhe pse pohuan se nuk do të largoehn në institucion privat, e kanë bërë këtë.

“Komunikuam edhe njëherë që më pas të thonë se planifikojnë ta braktisin klinikën dhe në pajtim me këtë, Klinika infektive ka vendosur ta ndërmarrin funksionin e tyre”, ka thënë Filipçe.

Në pyetjen pse largohet kuadroja nga klinikat shtetërore, ministri u përgjigj se kjo është e rëndë për t’u treguar. Një pjesë ka thënë se janë të lodhur, ndërsa një pjesë kanë pasur arsye të tjera, por sipas Filipçes, megjithatë, vështirë është të thuhet pse japin dorëheqje.