Nga 1 janari rritet edhe shkalla e paguesve të TVSH-së, nga një në dy milionë denarë

Nga një janari rritet edhe shkalla e paguesve të TVSH-së, nga një në dy milionë denarë. Me ndryshimet e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar ndryshohet edhe periudha kur paguesi është i detyruar të mbetet në sistemin e TVSH-së dhe ai shkurtohet nga pesë në tre vite. Me këtë, të gjitha personat fizik dhe juridik të cilët në vitin 2019 nuk e kanë tejkaluar shkallën e re të vendosur, do të mund të çregjistrohet vullnetarisht nga sistemi.
Nga 1 janari do të zbatohen ndryshimet e Ligjit për tatim të të ardhurave personale, me të cilin vihet në pushim zbatimi i tatimit progresiv për të ardhurat personale. Gjatë 36 muajve të ardhshëm të ardhurat nga puna, të ardhurat nga veprimtaria individuale, të ardhurat nga të drejtat autoriale dhe të lidhura, si dhe të ardhurat nga shitja e produkteve personale bujqësore do të tatimohen me shkallë prej 10 për qind.