Lajmerohet Sadi Bexheti

Në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e lajmeve Flaka ish kryetar i Komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka demantuar informacionin për kinse arr estim të tij me urdhër të Prokurorisë për kr im të organizuar dhe korr upsion.
“Informacioni është i gabuar dhe është i tërri dezinformatë. Nuk është e vërtetë. Tani dola nga mësimi dhe e kuptova lajmin. E përgënjeshtroj” u shpreh Bexheti për Agjencinë e Lajmeve Flaka. Bexheti më herët ka qënë Rektor i Universitetit të Tetovës ndërsa Kryetar komune ishte në mandatin 2009 – 2013.
Ndryshe sot pesë punonjës të Komunës së Tetovës janë arr estuar ndërsa Departamenti për kr im të organizuar në MPB po e kërkon anëtarin e Këshillit gjyqësor Zoran Teofillovski ndërsa aksioni i realizuar sot ka të bëjë me legalizime të objekteve paleje dhe privatizim të tokës tërheqëse.