Neziri niset për shërim në Turqi, shokët e përcollën duke i uruar shërim të shpejt

Kanë ardhur me herët para spitalit, dhe po e presin shokun e tyre që do të niset për shërim në Turqi.

Këta janë shokët e ngushtë të Nezir Çajanit, i cili para dy vjetësh u lëndua rëndë në lumin e Matkës.

 

Nga ky aksident Neziri mbeti i pa lëvizshëm dhe prej dy vjetësh është nëpër spitalet e Shkupit.

-Nezirit i themi që e dëshirojmë shumë shpejtë në mesin tonë.Do të jemi përsëri shokë si kemi qen edhe më herët.Tani është pak më mirë dhe komunikojmë nëpërmjet lap topit me kamerë flasim, shpresojmë që vetëm të bëhet më mirë,- tha Agron Rexhepi, shok i Nezirit.

Babai i Nezirit thotë se për dallim se si ishte djali më herët, tani është më mirë dhe shpresat janë të mëdha që të shërohet. Por thotë se do të duhet edhe pak që ta ndihmojnë personat human.

-Për momentin është shumë mirë, por tani për tani rehabilitimi i djalit duhet të bëhet në Turqi meqenëse në vendin tonë nuk  mund të bëhet.Fal njerëzve human e kemi vendosur që djalin ta dërgojmë në Turqi, shpresoj që atje të bëhet mirë,- Femi Çajani, prind i Nezirit.

Nezirin për Turqi do të udhëtoj me ndihmë të shpejt dhe nën shoqërinë e mjekëve.Gjatë nisjes u përshëndet me shokët të cilët i uruan shërim sa më të shpejtë.

Nezir Çajani para 2 viteve  me shokët  e tij shkuan në liqenin Matka që të freskohen, por fatkeqësisht nga një kërcim i lartë, ai u lëndua në gurët që ishin poshtë ujit. Babi i Nezirit falënderon te gjithë ato që e ndihmuan.