Ku mbeti ndërtimi i pjesës perëndimore të Koridorit 8?

Zëvendës ministri për transport dhe lidhje Bekim Rexhepi dhe drejtori i NP për infrastrukturën hekurudhore Hekurudhat e Republikës Maqedonisë së Veriut, Festim Halili, bashkë me zëvendës ministrin për transport të Republikës së Shqipërisë, Artan Shkrelli dhe drejtori i Hekurudhave së Shqipërisë, Ani Durmishi biseduan për lidhjën hekurudhore ndërmjet Republikës e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë përmes ndërtimit të pjesës perëndimore të Koridorit 8.

Zëvendës ministri për transport Bekim Rexhepi, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i ndërmerr të gjitha përgatitjet për filimin e ndërtimit të hekurudhës prej Kerçovës deri tek kufiri i Republikës së Shqipërisë, potencoi se Qeveria veçmë morri vendim për filimin e procedurës për gjetjën e mjeteve financiare për realizimin e saj.

“Në një nga seancat e Qeverisë, është mar vendim që Ministria e finansave të filloje procedurën për gjejtjen e mjeteve për finansimim e ndërtimit të kësaj hekurudhe drejt Shqipërise. Për ne si shtetë eshtë me rëndesi qe ta kemi të kompletuar Koridorin 8, proektin për ndërtimin e kësaj pjesë të hekurudhës veq më e kemi dhe tash do të fokusohemi vetëm ne ndërtimin. Lidhja hekurudhore drejt Shqipërisë është shumë me rëndësi për shkak të rritjes së bashkëpunimit tregtar si dhe dalje të kompanive tona në porte alternative. Ende punohet ne ndërtimin e hekurudhës drejt Republikës së Bugarisë, ashtuqë mbetet të fokusohemi në sigurimin e mjeteve”, tha zëvendës ministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi.

Drejtori NP për infrastrukturën hekurudhore ne Republikën e Maqedonisë së Veriut Festim Halili tregoi gadëshmeri për filimin e ndërtimit.

“Unë besoj se tani është koha që të kemi një marrëveshje së bashku sepse institucionet financiare ndërkombëtare që do të financonin këtë projekt duan që ne të kemi një qasje të përbashkët për ndërtimin e hekurudhës. Kompania publike tashmë ka një projekt për të ndërtuar një hekurudhë nga Kërçova deri në kufirin me Republikën e Shqipërisë. Në periudhën ardheshme në bashkëpunim me institucionet shtetërore do të punojmë për sigurimin e fondeve. Sot patëm një mundësi të shkëlqyeshme për të informuar Hekurudhat e Shqipërise për qëllimet tona dhe mendojm se në atë drejtim të dy kompanitë hekurudhore do të bashkepunojn. Ndërtimi i Korridorit 8 është thelbësor për të gjithë vendin, për kompanitë dhe për qytetarët “, tha Festim Halili, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturën Hekurudhore të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Pala shqiptare shprehu gatishmërinë për një lidhje hekurudhore midis dy vendeve.