Neymar nuk dëshiron largimin nga PSG, ka fokusin te Kupa e Botës

Neymar JR nuk është duke konsideruar largimin nga Paris Saint-Germain.

Skuadra franceze është e hapur për ta lënë brazilianin të largohet nga skuadra, por vullneti i njëjtë nuk është edhe nga ana e lojtarit.

‘Goal’ shkruan se Neymar nuk ka interesim të largohet nga PSG gjatë kësaj vere, përcjell lajmi.net.

Lojtari e sheh si shkëputje të hapit në formën e tij para Kupës së Botës dhe kjo e fundit është fokusi i tij kryesor, prandaj nuk ka hapësira për rrezikim.

Ylli brazilian ka edhe tri vite kontratë me skuadrën parisiene.

30 vjeçari është kthyer tashmë te PSG për të nisur përgatitjet për fazën parasezonale. Trajneri i ri, Christophe Galtier ka thënë se kalkulon në Neymar.