Këngëtarja e re e estradës, NEYA, ka pak ditë që ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Casablanca” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit R&B dhe është punuar nga DuoBass Records.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin bukuroshja shfaqet mjaft atraktive me performancën e saj dhe interpretimin.

Ana vizuale i është besuar produksionit Npik Creative.
NEYA është një emër i ri dhe shumë premtues në tregun vendor të muzikës.




