Newcastle United vazhdon me transfere të mëdha, e synon futbollistin e Barcelonës

Skuadra angleze, Newcaslte United ka shprehur interesim për mbrojtësin e Barcelonës Andreas Christensen.

Gazeta “Sport” raporton se danezi mund të shitet në verë pavarësisht që iu bashkua klubit vitin e kaluar.

Newcastle që disa muaj është duke e ndjekur 27-vjeçarin, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në tavolinë.

Kontrata e Christensen me Barcelonën skadon në verën e vitit 2026, mirëpo, Barcelona mendon ta shesë shkaku që Xavi preferon lojtarët si Jules Kounde, Ronald Araujo dhe Inigo Martinez.

Gjithashtu raportohet se lojtari është i lumtur në “Camp Nou” dhe nuk dihet nëse do ta konsiderojë rikthimin në Premierligë. /Lajmi.net/