Newcastle favorite për shërbimet e yllit të Bayer Leverkusen

Newcastle United janë gati të bëjnë një merkato tejet aktive gjatë verës.

Skuadra më e pasur në botë ka vënë në shënjestër disa objektiva dhe një nga ta është ylli i Bayer Leverkusen, Moussa Diaby.

‘Kicker’ bën të ditur se Leverkusen mund të arkëtojnë deri në 50 milionë euro nga kartoni i anësorit Diaby, transmeton lajmi.net.

Newcastle shihen si favoritët për 22 vjeçarin, me West Ham që po ashtu ishte një nga skuadrat e interesuara.

Reprezentuesi francez ka kontratë me Leverkusen deri në vitin 2025, që nënkupton se duhet paguar çmim i lartë për kartonin e tij.

Newcastle ka të gjitha kriteret për të plotësuar egon e Leverkusen në aspektin financiar.