Newcastle ëndërron Raphinha-n, por Barça nuk pranon më pak se 100 milionë euro

Newcastle është gjithë sy e veshë nga Spanja, ndërsa ëndërron shumë që këtë verë të afrojë Raphinha-n e Barcelonës.

Braziliani nuk është duke kaluar një periudhë të mirë me Xavi-n për shkak të një sërë keqkuptimesh teknike, dhe sipas medieve spanjolle ai mund të dëshirojë të ndryshojë ambientin gjatë verës.

Barça, nga ana e saj, nuk do të vendoste barrikada përballë ofertës së duhur, që për katalanasit është jo më pak se 100 milionë euro.

Një shifër e përballueshme për klubin anglez, por duke iu referuar politikës financiare të ndjekur gjatë merkatove të fundit nuk do të ishte habi që Newcastle të mos rrezikonin të bënin një shpenzim të tillë.