Nevzat Halili dhe misioni i tij për Iliridën

Profesor Nevzat Halili mbetet figurë shumë e respeketuar nga të gjithë ata që e njohin nga këndvështrimi kombëtar, por mbetet i injoruar nga faktori politik shqiptar, servil i pushteti të shtetit sllavo-maqedanoverior.

Ishte zotëri Halili dhe PPD ja e famshme që fill pas fillimit të pluralizmit politik në IRJM-në e viteve ‘90 jo vetëm që faktorizoi shqiptarët nën pushtimin maqedonasoverior, por haptazi pat kërkuar një referendum për ndarjen e Maqedonisë dhe bashkimin e pjesës shqiptare me trungun amë: Kosovën dhe Shqipërinë.

Suksesi i referendumit të PPDsë dhe zotit Halili ishte kolosal për atë kohe, edhe pse gjithçka u injorua nga faktori politik shqiptar në Shqipërinë e Sali Ramë Berishës dhe disa hienave politike shqiptare në IRJM, që u vunë në mbështetje të shtetit monstruoz sllavo maqedonoverior, duke e defaktorizuar zotin Halili dhe PPDnë, sepse në atë kohë të gjithë faktorët relevantë antishqiptarë, që nga agjenturat e Serbisë, Greqisë, Shqipërisë dhe të Bullgarisë ishin vënë në gjahun e shtrigave për asgjësimin politik të PPDsë dhe të zotit Halili, por edhe të tërë stafit politik të PPDsë.

Por, krerët e PPDsë nuk pushuan së heshturi për avansimin e çështjes shqiptare në IRJM dhe në vazhdimësi u përpoqën për një avansim të shqiptarëve në atë shtet kreaturë të ish RSFJsë, edhe pasi që të gjitha mundësitë ishin shterë dhe pushteti sllavo-maqedonas dhe servilët e tij shqipfolës nuk kishin të ndalë duke ushtruar dhunë dhe represion në popullatën shqiptare në IRJM.

Filloi edhe lufta mes trupave të UÇK dhe ushtrisë dhe policisë sllavo-maqedone që mbështetja e zotit Halili nuk po mungonte në të gjitha mënyrat. Nga disa parazitë shqipfolës zoti Halili shihej me sy të keq . Si duket arsyeja ishte krejt e thjeshtë. Pjesët e politikës shqiptare në IRJM ishin po ata që e kishin defaktorizuar politikisht zotin Halili dhe tanimë kishin njëfarë fobie nga syçeltësia politike e tij dhe donin ta bënin sa më larg strukturës politike në IRJM.

Për ne që e njihnim zotin Halili me kohë e shihnim figurën e Profesor Halilit ndryshe nga ata, sepse e dinim në rrjedha kontributin e tij politik që nga jetësimi i Universitetit shqiptar të Tetovës e gjer te kërkesa për ndarjen e shtetit maqedonas në dy entitete, sepse gjithçka ishte e qartë që shtetet multietike nuk kanë funksionuar gjatë historisë.

Profesor Halili mbetet njëra nga figurat shumëdimensionale kombëetare, që pas fillimdështimit të Marrëveshjes së Ohrit kishte kërkuar urgjent krijimin e Republikës së Iliridës, në fillim të korrikut të vitit 2003 duke vazhduar gjer në vitin 2014, kur edhe haptazi me stafin politik të Republikës së Iliridës shpall Republikën e Iliridës, republikë kjo e jetësuar kurrë dhe e kundërshtuar nga faktorët politikë pjatalëpirës shqiptarë, që duan me çdo kusht ta ruajnë një republikë shumetnike e që politika e tyre po e zhbën entitetin shqiptar duke i zbrazë vendbamimet shqiptare. . .

PPDja mbetet themeli i pluralizmit të të gjitha viseve shqiptare që duhet të merret si model, por ata që u munduan dhe e defaktorizuan politikisht zotëri Halilin, sigurisht që nuk ndajnë mirënjohje për kontributin e tij. sepse ata jane vene ne ruajtjen vëllazërimit .dhe bashkimin shqiptaro-sllavomaqedonas.
Hamdi Ndrecaj Panteri.
23.12.2019.