Netanyahu shpall fitore në zgjedhjet parlamentare në Izrael

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli fitore ndaj rivalit të tij politik, Beni Ganc, pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare në vend, të tretat për më pak se një vit.

Këto zgjedhje u organizuan në jehonën e krizës më të madhe politike në Izrael në historinë e shtetit hebraik. “Kjo është fitore e madhe për Izraelin”, shkroi në Tuiter kryeministri i sapozgjedhur, përskaj fotografisë së tij në të cilën shihet se si feston pas shpalljes së rezultateve të anketave.

Sipas rezultateve fillestare, partia e tij Likud ka përparësi të dukshme para aleancës së partive të qendrës “Kaltër dhe bardhë” të ish-shefit të Shtatmadhorisë izraelite, Beni Ganc.

Mediumet izraelite kumtuan se ai tashmë ka biseduar me të gjitha partitë djathtiste dhe ka arritur marrëveshje për formim të një qeverie të fuqishme nacionale sa më parë.

Anketat mbrëmë treguan se Likud ka fituar 36 deri 37 nga 120 mandate në Kneset (parlament), ndërsa aleanca e Gancit 32 deri 33 vende.