Netanyahu kërkon imunitetin parlamentar për të shpëtuar nga ndjekja penale për korrupsion

Një muaj pas aktakuzës së ngritur ndaj tij për korrupsion, mashtrim dhe shpërdorim të detyrës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të përfitojë nga imuniteti parlamentar .

“Unë do të kthehem te kryetari i parlamentit (Knesset), Yoel Edelstein – tha ai në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejtë nga rrjetet televizive – të përfitoj nga e drejta ime, e cila është gjithashtu detyra dhe misioni im, të qëndroj në shërbim të qytetarëve të Izraelit” .

“Ligji i imunitetit – tha Netanyahu – kishte për qëllim mbrojtjen e përfaqësuesve të njerëzve nga hetimet me pretekst, nga aktakuzat politike qëllimi i të cilave është të shkojë kundër vullnetit të njerëzve. Ligji synon të garantojë përfaqësuesit të njerëzve që të jenë në gjendje të veprojnë për njerëzit sipas vullnetit të tyre “.

Kryeministri atëherë u ankua se kishte pasur “një aplikim selektiv” të ligjit kundër tij, i shoqëruar me “rrjedhje të vazhdueshme dhe tendencioze, dhe një shpërlarje kolektive të trurit për të krijuar një lloj gjykate në terren “.

Netanyahu tha se nëse do ti jepet imuniteti, do të ketë ende një karakter të përkohshëm. Në fund të mandatit të tij ai synon të paraqitet në gjykatë “për të shqyer” të gjitha akuzat kundër tij.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i rivalëve kryesorë politikë. Benny Gantz, drejtuesi i partisë centrististe Bardhë e Blu tha se do të bëjë gjithçka që është e mundur që Knesset të mos i japë imunitetin Netanyahut.