Nestory Irankunda: Barcelonisti i ri nën flamurin e Bayern Munichut

Bayern Munich sapo ka siguruar nënshkrimin e një nga talentët më premtues të Australisë, sulmuesin 17-vjeçar Nestory Irankunda.

Gjatë një intervistë të fundit, i riu zbuloi se ai është tifoz i Barcelonës.

“Dikur dëshiroja të bëhesha mbrojtës qëndror, duke u frymëzuar nga loja e Barcelonës – ata janë skuadra që kam mbështetur. Carles Puyol dhe Gerard Pique ishin idhujt e mi dhe i ndiqja vazhdimisht”, ka zbuluar Irankunda

Irankunda aktualisht luan në pozicionin e anësorit dhe njihet për shpejtësinë e tij, forcën fizike, goditjet e tij të fuqishme dhe kapacitetin për të ekzekutuar goditjet e lira. Ai tashmë ka shënuar 11 gola në vetëm 7 ndeshje me kombëtaren U17 të Australisë.

Sulmuesi ka lindur në Kigoma të Tanzanisë dhe ka të drejtën të përfaqësojë këtë shtet në skenën ndërkombëtare, por duket se ai ka zgjedhur të përfaqësojë Australinë.

Reklama

Bayerni ka blerë Irankundën nga Adelaide United për një tarifë prej 3.4 milionë eurosh. Në të ardhmen, rrugët e tij mund të kryqëzohen me ato të Barçës, kush mund ta dijë. /Telegrafi/