Nesër temperatura më të ulëta në mëngjes, të premten dhe të shtunën jostabil me shi të rrëmbyeshëm

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe rritje graduale të temperaturës së ditës, paralajmëron DPHM për ditët në vijim. Por, nesër, siç kumtoi, priten temperatura më të ulëta në mëngjes, ndërsa në orët e pasdites edhe kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër.

Sipas DPHM, të premten nga fundi i ditës dhe të shtunën në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperaturat prej nesër deri të dielën do të lëvizin prej nëntë deri në 34 gradë Celsius./MIA