Nesër në ora 15:00 takohen Pendarovski dhe Mickoski

Nesër në ora 15:00 presidenti i vendit, Stevo Pendarovski do të presë në takim kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në takim do të bisedojnë për dy tema. Për 27 prillin dhe për situatën aktuale ekonomike dhe politike në vend.

Pas përfundimit të takimit presidenti Pendarovski do të mbajë pres-konferencë për media.