Antikorrupsioni mbledh informacione për vaksinat! 7.8 milion dollarë i janë paguar kompanisë në Hong Kong

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit është afër fundit të lëndës së prokurimit të vaksinave dhe ka informacione që nuk janë ende të plota.

Siç informoi Goran Trpenoski, anëtar i Komisionit, në konferencën e sotme për shtyp, e gjithë situata është komplekse dhe duhet të mendohet me “kokë të ftohtë” dhe duke pasur parasysh polarizimin në vend, ata nuk dëshirojnë që si institucion të përdoren për interes të ndonjë prej aktorëve politikë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ai informoi se Antikorrupsioni mori nga Banka popullore dokument për pagesën e 7.8 milion dollarëve për importin e mallrave, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, këtë shumë e ka paguar më 15 shkurt, dhe Banka Popullore e ka realizuar atë në favor të Stabri International nga Hong Kongu.

Ministria e Shëndetësisë informoi se ata nuk i kanë paguar avans personit juridik për blerjen e vaksinave kineze, por në fillim të këtij viti ka paguar mjete në emër të garancisë për të rezervuar 200 mijë doza vaksinash nga prodhuesi Sinofarm nga Kina, në bazë të konkluzioneve nga një seancë e mbyllur qeveritare e mbajtur më 5 shkurt./TV21