Gebrejesus: Koronavirusi ka potencial për pandemi, nuk është koha për frikë por për ndërmarrjen e aksioneve

Epidemia e koronavirusit të ri e arriti “pikën kulminante”, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adan Gebrejesus dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve në botë t’i rrisin angazhimet e tyre me qëllim të parandalimit efikas të përhapjes së virusit.

“Virusi ka potencial të pandemisë. Tani nuk është koha për frikë, tani është
koha që të ndërmerren aksione se si të parandalohet infeksioni dhe të
shpëtohen jetë”, tha Gebrejesus.

Përfaqësuesit e OBSH-së theksuan se janë duke bashkëpunuar me
organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio dhe theksuan se nuk besojnë se së
shpejti do të sillet vendim për mbajtjen e lojërave, të cilat duhet të fillojnë në
fund të korrikut të këtij viti.