“Nëse pëlqen Cristianon, nuk duhet urresh Messin” – Ronaldo vjen me deklaratë të bujshme për rivalin historik argjentinas

Cristiano Ronaldo ka mbajtur ndoshta konferencën më të rëndësishme për shtyp në histori, pasi ka dhënë mendimet e tij për rivalitetin mes tij dhe Lionel Messit.

Ronaldo dhe Messi qëndruan në krye të futbollit për 15 vjet, që daton kur Ronaldo fitoi “Topin e Artë” të parë në 2008 dhe një vit më pas.

Dyshja janë larguar nga Evropa; portugezi u transferua në Al-Nassr në Ligën Pro Saudite në janar, ndërsa fituesi i Kupës së Botës 2022 u transferua te Inter Miami në MLS në korrik.

“Rivaliteti tashmë i përket të kaluarës, por ishte rivalitet i mirë. Tifozët u kënaqën. Por, ata që e pëlqejnë Cristianon, nuk kanë nevojë të urrejnë Messin dhe anasjelltas. Ne të dy ndryshuam historinë e futbollit dhe do të ndryshojmë akoma”.

“Ne jemi të respektuar në të gjithë botën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ai po ndjek rrugën e tij ashtu siç unë ndjek rrugën time, nuk ka rëndësi nëse luajmë jashtë Evropës”.

“E kam parë që ai po bën mirë dhe unë gjithashtu. Trashëgimia po vazhdon, por jo dhe rivaliteti”.

“Për 15 vjet ndamë skenën, nuk do të thosha që jemi miq sepse nuk kemi darkuar kurrë bashkë, por jemi kolegë profesionistë dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Ronaldo në konferencë për media.

Ronaldo është grumbulluar te Portugalia për ndeshjet e muajit shtator.