“Nëse s’ke turp, bëj çfarë të duash”, Hoxha komenton propozimin e Teuta Arifit për ambasadore në BE

Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa sot ka komentuar propozimin e Qeverisë që ish kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi të emërohet ambasadore në Bashkimin Evropian, përcjell TV21. Hoxha tha se kjo paraqet edhe një dështim të BDI-së dhe Qeverisë aktuale.

“Nëse nuk turpërohesh, bëj çfarë të duash. Dhe fakti që të propozosh një kryetare komune që ka lënë kaq borxhe në komunën e Tetovës, që ka lënë në situatë të mjerueshme qytetarët e Tetovës, që nuk ka ofruar asnjë vlerë politike të përfaqësimit të shqiptarëve, mendoj se nuk i bën nder as BDI-së, as shtetit”, tha mes tjerash Hoxha.