Nëse nuk ndjehet faj për gjenocidet, rrezikohemi të përsëriten të njëjtat, tha Kurti në Shkup

Liria e shprehjes, sundimi i ligjit dhe drejtësisë, media të pavarura, përballja me të kaluarën dhe zhvillimi ekonomik, janë ndër parimet bazë që të arrihet stabilitet në Ballkanin Perëndimor, ka vlerësuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin “Ekonomist” që po mbahet në Shkup.

Duke folur për paqen në rajon, tha se ajo nuk mund të arrihet nëse e zgjidhim të kaluarën.

“Përballja me të kaluarën është një element që duhet të përballen shtetet ballkanike. Që me të vërtetë të fillohet me paqen, duhet të zgjidhim të kaluarën. Të përballemi me pastrimin e saj, siç janë spastrimet etnike, gjenocidet. Nëse nuk ndjehet përgjegjësi dhe faj për këto që ndodhën, atëherë sërish do të bëni të njëjtën. Kjo është shkak se pse ne themi se kurrë nuk do të harrojmë dhe duhet t’ia kujtojmë të rinjve se çfarë ka ndodhur”, tha Zaev, transmeton TV21.

Zhvillimi ekonomik dhe e drejta sociale.

“Duhet të punojmë për qytetarët dhe jo të shpëtojmë politikanë të caktuar që të arrijnë pasuri të majme”, tha më tej Kurti./TV21