Emigrantët që duan të shkojnë në Greqi kalojnë lumin Maritsa duke notuar

Një numër i madh i emigrantëve të parregullt në qytetin Edirne të Turqisë kaluan në anën e Greqisë me gomone dhe duke notuar në lumin Maritsa, raporton Anadolu.

Mijëra emigrantë të parregullt që janë mbledhur në Edirne për të kaluar në Evropë vazhdojnë përpjekjet e tyre për të kaluar me not, me gomone ose me varkë prej druri nga shumë pika në fshatrat kufitare.

Policia dhe ushtarët grekë u përpoqën t’i ndalojnë emigrantët që kaluan përtej lumit Maritsa duke hapur zjarr në ajër, duke iu bërtitur dhe duke i ndjekur. Ndërsa emigrantët e parregullt pasi panë ushtarët grekë u fshehën në kallamishtet pranë bregut të lumit.

Në vijën kufitare ku për emigrantët e parregullt bëhen njoftime përmes altoparlantëve në gjuhë të ndryshme, përfshirë gjuhën turke, arabe, angleze, është vërejtur se disa emigrantë kanë vendosur litar në bregun përballë. Grupet e emigrantëve vazhduan pritjen duke u përpjekur të kalojnë në Evropë nëpërmjet litarit të vendosur.

Emigrantët e parregullt që shkojnë nëpër fshatrat kufitare me taksi ose furgonë që i marrin me qera, duket se ata kanë marrë edhe disa sende me vete.

Ndërsa disa grupe kanë theksuar se janë në pritje të natës për të kaluar në anën tjetër.