Nëse Arsenali fiton titullin e Ligës Premier, një lojtar i tyre mund të mbetet pa medalje

Ylli i Arsenalit, Reiss Nelson mund të ketë shënuar golin më të rëndësishëm të sezonit për The Gunners, por ai mund të mbetet pa medalje, nëse Topçinjtë fitojnë titullin.

Skuadra e Mikel Artetës është në rrugë të mbarë për të ngritur trofeun e Ligës Premier, pasi kanë kaluar tetë pikë epërsi ndaj Manchester Cityt të vendit të dytë.

Pavarësisht se po lufton për një vend startues, Nelson krijoi një moment potencialisht përcaktues për titullin kundër Bournemouth.

23-vjeçari u inkuadrua nga bankina për të shënuar në minutat e fundit të takimit, duke kompletuar një rikthim mahnitës 3-2 në Emirates.

Por, pavarësisht golit të tij që mund të jetë vendimtar në fund, Nelson mund të mbetet duar bosh në fund të sezonit.

Për shkak të vendimeve strikte të Ligës Premier që hynë në fuqi gjatë sezonit 2012-13, lojtarët duhet të kenë luajtur të paktën pesë ndeshje që ta kenë shansin të fitojnë medaljen e kampionit.

Nelson ka realziuar vetëm katër paraqitje në ligë këtë sezon, ndërsa do t’i duhet vetëm edhe një për të marrë në duar medaljen, gjithmonë nëse Arsenali shpallet kampion.