Nera Fejzullahu uron ditëlindjen e Sabri Fejzullahut me dedikimin romantik

Sabri Fejzullahu njihet si një ndër këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar anembanë, shkruan lajmi.net.

Ai sot ka një rast të veçantë në familje pasi po feston ditëlindjen e tij të radhës. Këngëtari ka lindur më 16 shtator të vitit 1947 dhe sot mbushi 74 vjeç.

Nera Fejzullahu uroi bashkëshortin e saj përmes dedikimit në rrjete sociale, duke e quajtur atë atë, mikun, fatin dhe gjithçka që ajo ka nevojë.

“Dashni! Sot vetem dua te te them qe je bekimi me i madh i jetes time , ti je miku im me i miri , je fati im e je gjithçka qe kam nevoj. Urime ditelindjen , te dua pa fund”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë./Lajmi.net/