Nëntëvjeçarja që humbi krahun duke ikur nga sulmi rus, falënderon njerëzit për mbështetje

Vajza nëntëvjeçare ukrainase, e cila humbi krahun pasi u qëllua duke ikur nga shtëpia e saj nga një sulm rus, ka marrë qindra mesazhe mbështetjeje ndërsa po shërohet.

Sasha, u lejua të dilte nga reparti i spitalit dhe të bënte një shëtitje nën rrezet e diellit vetëm disa ditë pasi kirurgët ia amputuan krahun e majtë për t’ia shpëtuar jetën.

Sasha do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni nesër për ta ndihmuar në rikuperimin e saj.

Ajo u fotografua duke iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor nga mjeku i saj përpara procedurës, e veshur me një bluzë të zezë Tommy dhe funde të gjelbra për vrapim.

Nine year old Sasha, who had to have her arm amputated after she was shot trying to evacuate her home in Gostomel, a suburb of Kyiv

Nëntëvjeçarja falënderoi mjekët, stafin e infermierëve dhe të gjithë të tjerët që ndihmuan në trajtimin e saj.

Sasha was pictured undergoing a medical examination by her doctor ahead of the procedure, wearing a black Tommy t-shirt and green jogging bottoms

Motra e saj Ivanka tha: “Sasha u është mirënjohëse të gjithëve për mbështetjen tuaj, ajo lexon mesazhe me fjalë mbështetjeje dhe buzëqesh, u thotë faleminderit të gjithëve. Sasha iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore sot dhe ne po qëndrojmë në spital duke u përgatitur për operacionin e nesërm”.

Sasha po ikte nga luftimet në periferi të Kievit, Hostomel me njerkun e saj, nënën Yuliia dhe motrën javën e kaluar kur makina e familjes u godit nga plumbat. Njerku i saj u vra dhe tre të tjerët u arratisën para se të strehoheshin në një bodrum.

Sasha u godit dhe humbi vetëdijen për dy ditë përpara se të dërgohej në një spital aty pranë me një barelë nga vullnetarë që tundnin një flamur të bardhë, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

The nurse who treated Sasha on Ward 5 of the Central Irpen Hospital, in Bucha, has praised her for her strength and courage. Pictured: Sasha before the war