Nëntë të vrarë pas sulmit rus në dy shkolla dhe shtëpi në Chernihiv

Guvernatori i rajonit Chernihiv të Ukrainës ka konfirmuar se nëntë  persona kanë vdekur pas një sulmi rus në dy shkolla dhe shtëpi.

Raketa ruse raportohet të ketë goditur një ndërtesë banimi në qendër të Chrnihiv të Ukrainës veriore.

Gjatë ditës është publikuar edhe një video nga momenti kur raketa ruse ka goditur këto objekte.

Ndryshe sot po shënohet dita e tetë që nga momenti kur Rusia nisi agresionin mbi Ukrainën.

Civilë e ushtarë të shumtë humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre./Lajmi.net/