Nënshtetësia e ndaluar!

Shkruan: Naser Pajaziti

Pas 60 viteve jetese në Maqedoni, dëshpërimi arriti kulmin dhe iku për të jetuar në Kosovë.

Ky është fati i njërit prej familjarëve të afërt që ky shtet e vrau për së gjalli, kurrë nuk ia dha nënshtetësinë, duke e nënshtruar e duke e lënë në mëshirë të fatit.

Por sikur ai, ka me mijëra të tjerë që 50 e 60 vjet jetojnë, lindë e rritë e duke u plakur në këtë vend që e njohin, por që nuk i njeh, nuk i trajton si njerëzi e qytetarë.

Ata kanë dhënë shumë, kanë kontribuar e kanë paguar tatime, taksa e shërbime, e sa dreq letrash.

Ata thonë se kanë lon edhe djersë në ndërtimin e tij, e kurrë s’ja kanë pa hajrin!

Ata janë njerëzit të diskriminuar në ekstrem, me liri të cënuar që nga viti i kobshëm 1991, kur u bë shtet.

30 vjet kanë duruar, të mashtruar e fshehur nga mashtrues politik, që kurrë hallall nuk do ta kenë dhe ndoshta do i zë haku.

30 vjet të cënuar e të burgosur brenda ‘gjembave’ të këtij shteti, pa të drejtën me lëviz. Ata nuk dijnë çka është liberalizim!

I vdiqën me qindra familjarë, por nuk mundën ti shohin, shkuan me djegën e dhembjen e tyre në zemër. Shumë dasma, ahengje e gëzime, por shpirti i tyre nuk iu gëzua.

30 vjet duke përballuar sëmundje, dhimbje e vuajtje shëndeti, por duke mos pas të drejtën e mjekimit, pa sigurim shëndetësor, pa ndihmë sociale, e pa kurgjo.

Janë histori dhe rrëfime të ndryshme. Hiq më pak se dhjetëra mijëra veta.

Sot sërish po flitet për fatin e tyre, për një zgjidhje ligjore, por zhgënjimi i madh lë pak shpresë se kjo odiseadë dhe lemeri do të marr fund.

Bëhet fjalë për emergjencë humanitare, jo për skenare apo përçundime që po vlojnë në kokat e disa politikanëve e mediave maqedonase.
Evropë nuk ka kështu!

(postim në facebook)