Shengeni Ballkanik, serbët në Shqipëri me karta identiteti

Shqiptarët dhe serbët mund të udhëtojnë drejt dy shteteve vetëm me kartë identiteti. Kjo është marrëveshja e miratuar në mbledhjen më të fundit të qeverisë.

Tirana zyrtare ndërmerr hapin e parë kështu, duke jetësuar idenë që cilësohet si shengeni Ballkanik. Ideja e shengenit ballkanik ka pasur edhe përplasje jo të vogla mes shteteve. Ndërsa kjo nismë përkrahet nga qeveria e Tiranës, Beogradit dhe Shkupit.

Për t’u bërë pjesë e kësaj nisme është ftuar edhe Kosova, por që deri më tani, nuk ka qenë akoma pjesë e takimeve të kryeministrave të rajonit të Ballkanit Përendimor.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.