Nehar Sadiki: Me Rabotnickin na pret ndeshje e vështirë, por besoj se pikët do të ngelin në Tetovë

Skuadra e Renovës, të dielën, me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë e pret Rabotnickin, ndërsa mbrojtësi Nehar Sadiki pret ndeshje interesante, por beson se në fund ata do t’i gëzohen fitores.

“Ndeshja me Rabotnickin do të jetë një lojë e vështirë për të dyja ekipet. Megjithatë, për momentin kemi një përparësi në tabelë me një pikë më shumë. Besoj se të dielën në Tetovë pikët do mbesin në fushën tonë dhe këtë epërsi që kemi ta thellojmë edhe më shumë”, deklaroi mbrojtësi shtatëlartë i Renovës, Nehar Sadiki.

Me takimet a javë së 18-të përfundon sezoni vjeshtor në elitën e futbollit vendor.

Ndeshjet e javës së 18-të
(e shtunë, ora 13:00)
Sileks-A.Pandev

(e diel, ora 13:00)
Vardar-Shkëndija
Shkupi-Makedonija GJP
Struga Trim-Borec
Renova-Rabotnicki

Tabela: Vardar 35, Shkëndija 27, A.Pandev 27, Sileks 24, Makedonija GJP 23, Struga Trim Lum 23, Shkupi 22, Borec19, Renova16, Rabotnicki15 pikë.