Negociatat, Mishel: Nuk ka unanimitet mes vendeve të BE-së

Kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Pas vizitës që i bëri Tiranës, ai do të vazhdoj vizitën zyrtare në Shkup, ku do të takohet me përfaqësues të lartë të vendit, për të biseduar për metodologjinë e re të negociimit, si dhe për rrjedhën e procesit reformues. Presidenti Stevo Pendarovski do të jetë nikoqir i njeriut të parë të Këshillit evropian. Pendarovski dhe Mishel sot pasdite do të ketë takim tet-a-tet, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkohë, pas takimit të tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Mishel porositit gjatë konferencës së përbashkët se, në javët në vijim në Bruksel do të zhvillohet një debat i cili do të bazohet në një strategji me tre shtylla. Sipas tij pjesë e këtij debati do të jetë formulimi i modernizimit të zgjerimit, propozimi i KE për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe pakti i investimeve për ekonominë e Ballkanit.

Sharl Mishel, Presidenti i Këshillit Evropian

“Unë shoh tre shtylla, e para domosdoshmëria dhe dua ta shpjegoj, që të bien dakord si do ta mendojnë procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat dhe cfarë zgjerimi duan vendet e BE-së që procesi të jetë i besueshëm. Ky është debati që do të kemi ne. Dhe do ta shikoni shumë shpejt, që pasi të jemi konsultuar me vendet do të formuloj propozimet. Pika e dytë. KE bëri propozime për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përsëri do ta kemi këtë debat dhe jemi këtu, KE duhet të jetë i qartë për orientimin dhe më pas do të kemi nevojë për konsultimin me vendet anëtarë dhe unë do të inkurajoj KE-në që të vendosë. Pika e tretë është kryesore. Është thirrja dhe mobilizimi rreth treyezës për paktin për investimet në Ballkan”.

Ai shtoi se fati i vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të jetë drejt Evropës dhe kjo kërkon që të ketë angazhim për të vijuar përpjekjet për reformat për shtetin e së drejtës dhe luftës kundër krimit.

Vizita e njeriut të parë të Këshillit Evropian, ndodhë rreth dhjetë ditë pasi që në Shkup udhëtoi eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Oliver Varheji, i cili e konfirmoi perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe paralajmëroi se sërish do të kërkohet fillim i negociatave për Maqedoninë e Veriut, për çka do të vendosë Këshilli në mars. Varheji, gjithashtu, potencoi se sinjal i mirë për BE-në do të jetë edhe nëse ligji për Prokurorinë publike sillet para shpërndarjes së Kuvendit në shkurt./SHENJA/