Ligji për Prokurorinë, VMRO-ja largohet nga takimi, kërkon Joveskin në negociata

VMRO DPMNE-ja ka lëshuar takimin e grupeve të punës për ligjin për Prokurorinë Publike pas dy kërkesave që i parashtroi për ministren e drejtësisë
Renata deskoska. Partia e Hristjan Mickoskit kërkoi diskutim publik për ligjin e prokurorisë ku do të jenë prezent edhe ekspertë profesor dhe përfaqësues ndërkombëtarë të të japin mendimin e tyre dhe të mos ketë një ligj të përpiluar vetëm nga politika. Si kërkesë të dytë VMRO DPMNE kishte kërkuar prezencën e kryeprokurorit publik Lujubomir Joveskit në negociatat për këtë ligj. Siç njoftoi deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski kërkesa për diskutim publik është pranuar nga ministrja Renata Deskoska por jo dhe ajo për të thirrururgjentisht Joveskion ne takimin e sotëm.

Vmro-ja do t’i parashtrojë vërejtjet që ka për propozimi-ligjin vetëm në prezencë të Jovevskit i cili më herët kishte qenë kritik për propozim-ligjin e pushtetit.

Përfaqësuesit e tjerë vazhdojnë takimin.