Neglizhencë totale, kryeministri Kurti asnjë fjalë deri tani për tragjedinë në Gjilan

Tashmë kur kanë kaluar më shumë se 6 orë që prej ndodhisë, kreu i Qeverisë nuk e ka thënë asnjë fjalë për të.

Kurti në këtë rast po tregohet më i ngathët se paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj, që të paktën reagimet në raste të tilla i kishte të shpejta dhe të ashpra.

Në vend të Kurtit, për këtë rast ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani si dhe ministria e Brendshme përmes një komunikate për media.

Lajmi.net ka qëndruar gjatë gjithë ditës në familjen Bllaca ku ndodhi tragjedia. Nga aty, lajmi.net i ka transmetuar të gjitha të rejat e fundit në kohë reale.

Ndërkaq, aktualisht trupat e pajetë të pesë anëtarëve të familjes Bllaca janë në IML për obduksion.