Nedved për kontratën e Dybala: Nuk jemi të shqetësuar

Pavel Nedved ka komentuar situatën e Paulo Dybala lidhur me rinovimin e kontratës.

Ylli argjentinas po heziton tash e sa kohë që të vë firmën e tij në kontratën e re me Juventus, duke qenë tashmë në muajt e fundit të kontratës së tij.

Lidhur me situatën ka folur edhe Pavel Nedvez, zv.president i ‘Zonjës së Vjetër’, i cili ka thënë se klubi nuk është i shqetësuar për humbjen e mundshme të Dybala me parametra zero.

“Ne nuk jemi të shqetësuar rreth humbjes së Dybala si lojtar të lirë”, ka thënë Nedved, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi pesë lojtarë që mbesin pa kontratë në qershor – dhe kemi vendosur të diskutojmë kontratat e tyre më vonë këtë vit, dhe ata kanë pranuar”, ka shtuar çeku.

Dybala lidhet me një largim të mundshëm nga Juventus tash e dy merkato radhazi. Edhe merkatoja e verës po vjen me tregime të njëjta.