Nedellkov: Duket se sot ka sinjale pozitive për një zgjidhje përfundimtare

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov para takimit të sotëm me MASh tha se presin rezultate pozitive nga negociatat për kërkesat në arsim. Nedellkov thotë se po afrohen qëndrimet me çka sipas tij pritet përfundimisht të gjendet zgjidhje pozitive.

“Optimizmi ekziston në të dyja palët. Sigurisht që nuk mund të gjendet një zgjidhje ideale, por ka vend për një zgjidhje të përshtatshme që do të kënaqë të dyja palët. Mbetet për t’u parë me çfarë rezultatesh do të dalim sot. Na kanë mbetur edhe pak ditë, por ka gjasa që sot të ketë sinjale pozitive për zgjidhje përfundimtare”, tha Nedelkov.