Caktohet seanca e radhës ndaj krerëve të UÇK-së

Të premten e 20 majit do të mbahet seanca e radhës në Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara në Hagë, shkruan lajmi.net.

Seanca e radhës që do të jetë konferencë mbi ecurinë e çështjes vjen pak kohë pas konfirmimit të aneksit të aktakuzës së re ndaj krerëve të UÇK-së.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi u deklaruan të pafajshëm për pretendimet e reja të Prokurorisë.