Nedelkov: Me diskreditim personal dhe kolektiv greva nuk do të ndalet

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, në profilin e tij në facebook ka reaguar nw lidhje me diksretimin ndaj figurës së tij. Ai ka shkruar se me diskreditim personal dhe kolektiv nuk arrihet në zgjidhje dhe ndalim të grevës në kopshtet e fëmijëve dhe shkolla.

“Tashmë ka filluar dita e gjashtë e grevës së SASHK-ut dhe filluan sulmet e ashpra ndaj grevistëve dhe kryesisë së SASHK-ut. Tentativë për diskreditim personal dhe kolektiv të kryesisë së SASHK-ut. Me tekste të porositura në portale të caktuara tentohet të fitohet mosbesimi te lidershipi dhe tentativa për t’i dhënë fund grevës. Pra, nëse keni ndërmend të lëkundni grevistët dhe shpresoni se ata do ta përfundojnë grevën që është vendimi i tyre personal, e keni tmerrësisht gabim. Uniteti është si kurrë më parë, justifikimi i kërkesave gjithashtu. Pra, është e kotë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, diskreditimi kolektiv është në drejtim të përpjekjes së pushtetarëve që të paraqesin para opinionit se kryesia e SASHK-ut për interesa personale nuk e pranon 10 për qind të ofruar?! Duke folur për situatën e krijuar ai ka shtuar se pa asnjë argument, qeveritarët lehtë akuzojnë dhe ofendojnë, ndonëse disa herë gjatë negociatave u është thënë shumë qartë se të gjitha vendimet e marra nga kryesia e SASHK-ut, janë marrë pas deklaratës paraprake të anëtarëve të SASHK-ut.