Gazetat serbe: Britania po i përgatitë ‘shiptarët’ për luftë (FOTO)

Shumë nga gazetat beogradase që kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë dalë sot me tituj bombastikë në ballinat e tyre, duke e akuzuar Britaninë e Madhe se po e armatos Kosovën dhe po e bën gati për luftë.

Kjo derisa shqiptarëve të Kosovës u referohen me epitetin ofendues “shiptari”, përcjell Klan Kosova.