Në zgjedhjet në Bullgari votuan mbi 300 votues nga Maqedonia

Vetëm 328 votues maqedonas morën pjesë në zgjedhjet në Bullgari fundjavën e kaluar.

Shumë prej tyre votuan për presidentin aktual Rumen Radev.

Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të prillit dhe korrikut qindra qytetarë nga Maqedonia e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.